Studio e mozaikeve artistike “Sinaj” lindi natyrshem në vitin 1994 si një nevoje dhe domosdoshmeri e ndryshimeve të medha në Tirane (Shqiperi).

Studio e Mozaikeve “Sinaj’ ka një qëllim të ruaje dhe të konsolidoje një tradite të pasur të mozaikeve të Apollonise Butrintit,Durresit,Linit të Pogradecit etj,njëkohesisht kjo tradite të pasurohet dhe të eci perpara me kohen.Në këtë studio lëvrohen dhe pasurohen teknikat me të fundit dhe materialet më cilesore perendimore.

Kjo është një studio me tendenca të forta artistike dhe një nga qellimet kryesore te saj është t’i ruhet komerçializmit te punës.Tipar themelor në studion tone është cilesia e lartë e çdo lloj vepre pavaresisht nga tema apo madhesia,korrektesia me klientet dhe me e rendesishmja është kërkimi dhe zbatimi në praktike i të rejave më të fundit në zhanrin e mozaikeve artistike. Në studion tonë perdoren mermere shumengjyreshe me cilesi të larte të ardhur nga e gjithe bota.Por padyshim krenaria e kesaj studio mbeten guret e xhamit venecian (Orsoni). Kjo studio disponon mbi 100-ngjyra dhe tonalitete nga më të ndryshmet përfshire këtu edhe guret e arit e të argjendit.

Me nje gamë dhe larmi të tille materialesh që zotëron kjo studio dhe eksperiencen e madhe në fushen e mozaikeve artistike ne bejme realitet idetë tuaja me përkushtimin tone.