Eduard Luan Sinaj lindur me 29 Qershor 1966 Tirane.

Në vitet 1980-1984 ka mbaruar Liceun Artistik Jordan Misja” Tirane dega pikturë.
Në vitin 1985 fillon punë si specialist i mozaikëve artistikë pranë Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit (Q.R.V.A) në sektorin e mozaikeve nën drejtimin e Z. Agim Nebiu.
Gjate këtyre viteve pune merr pjese në realizimin e disa mozaikeve të realizuar në këtë qender si: Muzeu i Tropojes, Muzeu i Boroves, Hoteli i Rrëshenit (sot seli e Kishës Katolike), fasada në Insitutin e Larte Bujqesor në Kamez etj.
Pas viteve 1990 me ndryshimet demokratike në Shqiperi dhe hapjen e kufijve, filloi ardhja e investitorëve te huaj. Punon si mozaiçist me porosi të ndryshme për kliente italiane dhe vendas.
Në 1994 hap studion e pare në Tirane për prodhimin e mozaikeve artistike të destinuar për tregun vendas dhe atë të huaj (kryesisht italiane).
Në fillim të vitit 1997 specializohet për 8 muaj në Itali prane një studio mozaikesh në Salerno (Cava dei Tirreni).
Në fund të vitit 1997 kthehet në Shqiperi dhe fillon të punoj për Kishen Orthodhokse Shqiptare, njëkohesisht specializohet në fushen e mozaikeve bizantine. Këtu realizon shumë mozaike në fasada dhe dyshemete e 9 kishave (3 kadedrale dhe 6 kisha), me përkrahjen dhe dashamirësine e Kryepeshkopit Anastas.
Në vitin 1999 bashkëpunon me Caritasin Shqiptar dhe në fillim të vitit 2000 ngre studion e re për realizimin dhe krijimin e mozaikëve me ndihmen e Caritasit Shqiptar dhe përsonalisht të drejtorit Don Segundo Tejado.

Në këtë studio për 9-vjet jane realizuar dhjetra mozaike artistike të dimensioneve dhe vështirësive të ndryshme për 22 Kisha Katolike në Shqiperi. (4 Katedrale,18 Kisha) Vlen të përmendet dhe realizimi me porosi të Eterve Rogazioniste i mozaikut të Shën Anibale Maria di Franiçia në nje shesh të Modunjos (Bari) Itali.Po në Itali në 2007 bëhet e mundur hapja e nje ekspozite me ftese të Komunes Giovinazzo(Bari) me mozaike artistike.
Në të njejten kohe janë realizuar dhe shume mozaike artistike përfshire tema të lira për ambiente shtepie, lokale, zyra, institucione etj.
Në këtë pune të madhe me ndihmen e Kishës Katolike dhe Orthodhokse Shqiptare që me dashurine për artin e bukur të mozaikut dhe projektet e vazhdueshme bën që ky art të zhvillohet më shumë në Shqiperi.

Me një përvoje 22-vjeçare dhe me një staf të specializuar studio “Sinaj” është në gjendje t’i përgjigjet kërkesave për çdo lloj porosie dhe shkalle vështirësie ,duke garantuar korrektesine në kohe dhe cilësine e veprave.