Eduard Luan Sinaj lindur me 29 Qershor 1966 Tiranë.
Në vitet 1980-1984 ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë, dega pikturë.
Në vitin 1985 fillon punë si specialist i mozaikëve artistikë pranë Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit (Q. R. V. A.), në sektorin e mozaikëve nën drejtimin e Z. Agim Nebiu. Gjatë këtyre viteve punë merr pjesë në realizimin e disa mozaikëve të realizuar në këtë qendër si: Muzeu i Tropojës, Muzeu i Borovës, Hoteli i Rrëshenit (sot seli e Kishës Katolike), fasada në Insitutin e Lartë Bujqësor në Kamëz etj.
Pas viteve 1990 me ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe hapjen e kufijve, filloi ardhja e investitorëve të huaj. Punon si mjeshtër i mozaikut me porosi të ndryshme për klientë italianë dhe vendas.
Në 1994 hap studion e parë në Tirane për prodhimin e mozaikëve artistikë të destinuar për tregun vendas dhe atë të huaj (kryesisht italian).
Në fillim të vitit 1997 specializohet për 8 muaj në Itali pranë një studio mozaikësh në Salerno (Cava dei Tirreni). Në fund të vitit 1997 kthehet në Shqipëri dhe fillon të punoj për Kishën Orthodhokse Shqiptare, njëkohësisht specializohet në fushën e mozaikëve bizantine. Këtu realizon shumë mozaikë në fasada dhe dyshemetë e 9 kishave (3 kadedrale dhe 6 kisha), me përkrahjen dhe dashamirësinë e Kryepeshkopit Anastas.
Në vitin 1999 bashkëpunon me Karitasin Shqiptar dhe në fillim të vitit 2000 ngre studion e re për realizimin dhe krijimin e mozaikëve me ndihmën e Karitasit Shqiptar dhe përsonalisht të drejtorit Don Segundo Tejado.
Mbaron studimet e larta në vitet 2013-2015 pranë Universitetit të Arteve, dega pikturë monumentale.
2007 në këtë studio artistike shtohet dhe zhanri i pikturës me hyrjen e bashkëshortes Albana Keraj Sinaj, mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në 1996. Me një eksperiencë si piktore filmi pas studimeve dhe piktore e artiste e lirë deri në 1999 e pastaj një ekspiriencë gati 8 vjeçare në Studio Rreli, si specialiste e fotografisë artistike dhe e përpunimit të fotos. Pjesëmarrje në ekspozita kolektive dhe një personale me të atin piktorin e shquar shkodran Jakup Keraj 1996.
1998 – Pjesëmarrje në ekspozitën Kombëtare në GKA Tiranë, pikturë.
2007 – Pjesëmarrje Studio Sinaj me mozaik dhe pikturë në ekspozitën kolektive në Giovinazza BA, Itali.
2011 – Pjesëmarrje Studio Sinaj mozaik dhe pikturë në Muzeun Kombëtar Tiranë.
2012-2013 – pjesëmarrje në ekspozitën Internazionele në Torino, nga ARTE CITTA AMICA me pikturë.
Vlerësimi i jurisë në 2012.
2017 studio Sinaj bën një hap dhe një ndryshim në gamen artistike, fillon me vitrazhin artistik mbas një kursi intensiv në Firenze, pranë Akademisë Riaci.
Gjatë periudhës së bashkimit të dy artistëve në studio zhvidhohet dhe pikturë ku u realizuan shumë piktura, si murale ashtu dhe pikturë kavaleti në disa Kisha në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në këto vite e deri tani, janë realizuar mjaft vepra Shqipëri, Kosovë, Itali, Amerikë dhe njëkohësisht nuk mungon pjesëmarrja në ndonjë ekspozitë kolektive dhe personale si Studio. Studio Sinaj me eksperiencë 30 vjeçare ka realizuar dhjetëra mozaikë artistikë të dimensioneve dhe vështirësive të ndryshme për 40 Kisha Katolike & Kisha Orthodokse. Në të njëjtën kohë janë realizuar dhe shumë mozaikë artistikë përfshirë tema të lira për ambiente shtepie, lokale, zyra, institucione etj. Në këtë punë të madhe me ndihmën e Kishës Katolike dhe Orthodhokse Shqiptare që me dashurinë për artin e bukur të mozaikut dhe projektet e vazhdueshme bën që ky art të zhvillohet më shumë në Shqipëri e më gjerë.
Kjo studio ka si qëllim të realizojë vepra artistike në këto tre zhanre sipas dëshirave dhe kërkesave të dashamirësve të artit me moton:
Ne i kthejme ëndrrat tuaja në botën e ngjyrave.