Studio Sinaj është unike në Shqipëri për kualitetin me nivel europian dhe shumëllojshmërinë e zhanreve që ofron.
Kjo studio ofron dhe realizon me sukses për disa vite me radhë në artin e mozaikut dhe të pikturës ku së fundmi shtohet dhe vitrazhi.
1. Mozaikët realizohen me gurë xhami (pasta di vetro) Orsoni nga Venecia kualiteti numër 1 në Europë dhe në mbarë botën! Me këto materiale janë realizuar në këtë studio shumë vepra duke filluar nga portrete të dedikuara, kompozime me figura dhe peisazhe e natyra të qeta, deri në logo të ndryshme.
Materiale tjera të përdorura janë dhe mermere shumë ngjyrëshe vendas, si dhe nga mbarë bota ku me këto mermere realizohen mozaik si tapete, rrugica me motive të ndryshme, si dhe figura për dysheme, panele në mur dhe tavolina.
2. Piktura si bashkangjitje e Studio Sinaj në çdo projekt për realizimin e mozaikëve shoqërohet dhe në pikturë murale e kavaleti.
Pikturat në këtë studio realizohen në ngjyra vaji, akrilik dhe akuarel e pastel. Këto mund të realizohen në pikturë kavaleti dhe murale, e së fundmi me teknikën e ngjitjes të kanavacës në mur me ngjyra akrilik. Në pikturë gjithashtu mund të relaizohen nga portrete, kompozime me figura, peisazhe dhe natyra të qeta.
3. Vitrazhi një novacion në Studio Sinaj tashmë merr dhe ai një rëndesi ku realizohet nga xhama me ngjyra të ndryshme, në copa me forma të ndryshme, për të përthyer dritën natyrale dhe artificiale.
Vitrazhi ka disa teknika por ne në këtë kohë bëjme vitrazhin me copëra me ngjyra të ndryshme, për të realizuar portrete, kompozime me figura, peisazhe, natyra të qeta, deri abazhur dhe pasqyra e suvenir simolik.
Teknika jonë që perdorim është teknika tiffany së bashku me rrugën e plumbit, për të realizuar sa më mirë portrete dhe figura e forma të ndryshme.
Xhamat janë marka të ndryshme sipas shpikësve dhe fabrikave të ndryshme nga vendet përkatëse sipas emrave në mbarë botën.