Referenca

Falë punës së apasionuar artistike të Eduard Sinaj, mozaiku rikthehet për të zbukuruar arkiteturat e shenjta të kishave tona. Arti i mozaikut, si asnjë tjetër, ka veçorinë për të na kujtuar, në vendet e shenjta, praninë e “dritës së pa krijuar”, duke ripërcaktuar hapësirat dhe duke i mbuluar ato me shumëllojshmëri kromatike. Pas një praktike artistike dhe praktike artizanale mbi 20-vjeçare, Eduard Sinaj ka perfeksionuar përdorimin e kësaj gjuhe që shtrihet nga modulet kanonike të artit bizantin deri tek ato më fleksibile, të artit të shenjtë perendimor. Nga laboratori i tij në Tiranë kanë dalë, dhe vazhdojnë të dalin, vepra të tilla, që për pjekurinë e tyre formale e natyrën materiale, do t’i rezistojnë kohës.

OFM fr. Flavio Cavallini

Atelieri i artistit Eduard Sinaj persa i perket realizimit të mozaikeve është një nga më të mirët në vendin tonë (Shqipëri).
Mozaikët që realizohen në këtë atelie çdo kush mund ti mbante nëpër mjedise publike apo private, por edhe në vendet intime të ambienteve të banesave tona. Një vepër të tille unë si artist do ta mbaja më shume kenaqësi në studion time. Mozaikët e realizuar nga kjo atelie shquhen në rradhë të parë për nivelin e lartë artistik që arrihet të realizohet nga mjeshtria e tij edhe nga gurët e çmuar, të një cilesie të lartë të struktures së këtyre gurëve, deri tek ata me përmbajtje të karatit të arit dhe argjendit.
Nëse je i pranishëm, mund ta konsiderosh veten të privelegjuar do të mahnitesh nga preokupacioni i lartë dhe përkushtimi i tij për të realizuar veprën në mozaik. Aty do të shikosh një larmi mozaikësh që nga antikiteti e deri në ditët e sotme ku përfshihen edhe vepra të artit modern.
Mozaikët e “Studio Sinaj” janë vepra që krijohen, projektohen, realizohen dhe montohen nga vete artisti Eduard Sinaj dhe stafi i tij. Shumëkush mund të realizoje sot mozaikë, por ky artist ka një veçanti shumë të dallueshme nga të tjeret, eksperienca e tij për gati çerek shekulli ka bërë që ai të njohë mirë jo vetem teknikat e realializimit por dhe stilet e ndryshme të mozaikëve të realizuar gjatë kohërave. Ai njeh mirë dhe realizon saktë veprat antike si ato te Rilindjes, të mesjetës, të periudhës Bizantine e më tej të dallueshme ato fetare dhe laike. Unë ju sugjeroj të vizitoni “Studio Sinaj” për të marre sadopak atmosferë studioje apo për tu bërë një klient i një vepre të çmuar.

Mustafa Arapi
Piktor, Restaurator dhe studiues i Artit Bizantin